247 studentë i bashkohen PDK-së në Gjermani

Kandidati për deputet i PDK-së, Isak Neziri ka publikuar një lajm të jashtëzakonshme në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se në tubimin e fundit në Gjermani, 247 studentë të Kosovës që jetojnë në Gjermani janë bashkuar me PDK-në.

Neziri në platformat e tij sociale ka thënë se këta të rinj i besojnë PDK-së dhe vizionit të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamzës.

“247 të rinjë e studentë nga Kosova që jetojnë në Gjermani iu bashkuan PDK-së dhe vizionit të Bedri Hamzës. Kjo tregon që po rikthehet besimi brenda Kosovës dhe në Diasporë për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar Neziri.