Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri u ka bërë thirrje mbështetësve të partisë së tij në diasporë që të dalin dhe të votojnë.
Ai ka thënë se është koha që të dëshmohet fuqia e diasporës.
“Është koha të dëshmojmë fuqinë tonë për një Kosovë që mundet ma mirë, pavarësisht se ku jetojmë. Nëse jeni në mërgatë, vota juaj ka rëndësi për Kosovën që duam të ndërtojmë së bashku”, ka thënë Neziri teksa ka sqaruar edhe formën se si të votohet PDK-ja në diasporë.