Bashkatdhetarët në Slloveni masivisht gati për një Kosovë që mundet ma mirë

Po vazhdojnë tubimet e PDK-së në të gjithë Evropën pos Kosovës, derisa, vizioni për një Kosovë që mundet ma mirë po merr përkrahje të jashtëzakonshme.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, bashkë me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamzën dhe kryetarin e komisionit për mërgatë Elmi Recicën dhe deputeten Eliza Hoxha kanë vizituar Slloveninë ku edhe është mbajtur tubimi me bashkatdhetarët tanë atje.

Lajmin për këtë tubim dhe pamjet nga atje, i ka publikuar Neziri në platformat e tij në rrjete sociale.

“Atmosferë fantastike në tubimin në Slloveni. Së bashku me miqtë e mi Elmi Reçica dhe Eliza Hoxha biseduam e shpalosëm vizionin e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza para bashkatdhetarëve. Faleminderit Mërgata jonë e bekuar që është përcaktuar për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar Neziri.