Dita e fundit për regjistrim, Neziri: Vendosni për të ardhmen, për një Kosovë që mundet ma mirë

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka thënë se kjo parti e ka vlerësuar kontributin e mërgatën për Kosovën.

Ai ka shtuar se përfshirja e kandidatëve nga mërgata në listën zgjedhore është dëshmi e rëndësisë që ka diaspora për të ardhmen e Kosovës.

“PDK gjithmonë e ka vlerësuar kontributin e mërgatës për vendin tonë. Përfshirja jonë në listën zgjedhore është dëshmi e rëndësisë që ka diaspora për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.

“Ju ftojmë që të regjistroheni sot, pasi është dita e fundit për të siguruar të drejtën tuaj të votës. Vendosni për të ardhmen – për një Kosovë që mundet ma mirë”.