Isak Neziri: Bashkë me miq vjen edhe përkrahja për fitoren e PDK-së më 9 shkurt

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e miqve në Drenas, duke theksuar se bashkëpunimi dhe përkrahja janë thelbësore për suksesin e partisë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Bashkë me miqësinë vjen edhe përkrahja. Bashkë të gjithë e sjellim fitoren e PDK-së më 9 shkurt. I bekuar nga mbështetja e miqve në Drenas të cilët janë rreshtuar përkrah vizionit tim si deputet i ardhshëm dhe kryeministrit Bedri Hamza”, ka shkruar Neziri.