Isak Neziri: Se pranoj Albin Kurtin për kryeministër, vota e PDK-së në mërgatë do të katërfishohet

Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isak Neziri ka thënë se mërgata është rreshtuar fuqishëm me Partinë Demokratike.

Neziri ka thënë se në këto zgjedhje do të katërfshihohen votat e PDK-së në mërgatë sepse vizioni i PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza është i duhuri për Kosovën.

Tutje, i pyetur për koalicionet e mundshme, Isak Neziri ka shtuar se nuk e pranon në asnjë formë si kryeministër Albin Kurtin, duke thënë se vota e mërgatës është keqpërdorur në zgjedhjet e vitit 2021.

Këto deklarime Isak Neziri i ka bërë i ftuar në emisionin Politiko në Kanal 10 bashkë me deputeten Eliza Hoxha.