Isak Neziri shpërndan rastin frymëzues të Fatjonit nga Skenderaj

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka ndarë në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale historinë frymëzuese të Fatjon Gashit nga Skenderaj.

Fatjoni ka realizuar një mozaik të jashtëzakonshëm të flamurit kombëtar, duke përdorur plot 4000 copëza letre.

Ky projekt unik, i punuar për 2 muaj, është një dhuratë e veçantë për festën e 28 Nëntorit dhe një shprehje e dashurisë së tij për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Fatjon Gashi nga Skenderaj është një frymëzim i vërtetë që përfaqëson rininë tonë kreative dhe patriotike.Fatjoni, me përkushtim dhe dashuri për atdheun, na ka bërë të gjithëve një dhuratë të jashtëzakonshme për festat e nëntorit, mozaikun me flamurin kombëtar”, ka shkruar Neziri duke përfunduar se i bëhet zemra mal për rininë e shëndoshë të Kosovës.

Isak Neziri – PDK