Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka takuar sot në Mynih 12 shqiptarë të suksesshëm në njërën nga kompanitë më të suksesshme gjermane.
Lajmin që Neziri e bëri të ditur përmes rrjeteve të tij sociale, e filloi duke thënë se pati kënaqësinë që ditën ta nis në këtë kompani, që është njëra ndër më të suksesshmet në Gjermani për mirëmbajtjen e veturave.
Ai tutje ka shkruar se takime të tilla e bëjnë krenar, sepse jo vetëm në Mynih, por në të gjithë botën shqiptarët po punojnë më nder e po kontribuojnë në ndryshim.
“Teksa dëgjova kërkesat e sugjerimet e tyre, ju tregova gjithashtu edhe vizionin e PDK-së dhe planin timin se Kosova mundet ma mirë. Bashkë do ta jetësojmë këtë plan”, ka përfunduar ai.