Isak Neziri, kandidat për deputet nga radhët e PDK-së ka takuar disa profesionistë të jashtëzakonshëm në Gjermani,
Në rrjetet e tij sociale, Neziri ka shkruar se këta të rinj jashtëzakonisht profesional dhe të jashtëzakonshëm janë nga Kosova, derisa, ka thënë se është krenar me arritjet e talentëve të rinj shqiptar, kudo në botë.
“Një mbrëmje e mrekullueshme me rininë tonë profesionale dhe të jashtëzakonshme në Gjermani! Anita dhe Kaltrina, profesoresha të përkushtuara në Bayern, po formësojnë brezat e ri.
Nora, magjistër e shkencave arsimore, Almira, eksperte në banka dhe financa, dhe Kreshnik Arifi, inxhinier i IT-së, janë shembuj frymëzues të suksesit shqiptar.
Krenarë dhe gjithmonë me të arriturat e talentëve tanë të rinj!”, ka shkruar ai.