Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka takuar Mentor Halimin dhe lajmin për këtë e ka bërë të ditur përmes platformave të tij në rrjete sociale.
Neziri ka shkruar se është kënaqësi të takohet me mikun e tij prej 26 vitesh, e për Halimin tha se është pjesë e një kompanie me përmasa globale tash e 26 vite.
“Aktualisht, ai është përgjegjës për sektorin e vendimmarrjes dhe për operacionet në Gjermaninë Jugore për kompaninë amerikane CËS International, që merret me prodhimin e produkteve sanitare inovative me të cilën ne bashkëpunojmë tash e 14 vite”, ka shkruar Neziri.
Tutje ai tha se pavarësisht suksesit ndërkombëtar, Mentori nuk e ka harruar vendlindjen.
“Pavarësisht suksesit të tij ndërkombëtar, Mentori nuk e ka harruar kurrë vendlindjen dhe ka plane serioze për investime në Kosovë në të ardhmen. Ai është gjithmonë i gatshëm të mbështesë çdo iniciativë tonën për një Kosovë që mundet ma mirë”, tha kandidati për deputet i PDK-së.