Avdullah Babaj, nga Drenica po që jeton tash e shumë vite në Munih, ka folur për kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Nezirin.
Në një video të publikuar, Babaj thotë se Isak Neziri është emri që duhet të përfaqësojë Kosovën në Kuvendin e Republikës.
Babaj thotë se Neziri është afarist i jashtëzakonshëm e mbi të gjithë është tejet human dhe kjo e dëshmon edhe ndihma e vazhdueshme që Neziri e bën për këdo që drejtohet te ai.
Kandidati për deputet nga PDK-ja këtë video e ka publikuar në platformat e tij në rrjete sociale, duke shkruar se Avdullah Babaj ka një jetë të tërë në Gjermani por çdo herë me mendje e zemër ka qenë në Kosovë.
“Avdullah Babaj, drenicaku ynë i Munihut. Ka një jetë të tërë në Gjermani por çdo herë me mendje e zemër në Kosovë. Nga një familje atdhetare, një njeri me virtyte të larta, punëtor e i dashur për të gjithë ne. Lum ne që e kemi Avdullahun, personifikim i ndershmërisë e sakrificës për familjen e kombin”, ka shkruar Neziri.
Isak Neziri kandidon për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së me numër 99.
Ai është ndërmarrës i suksesshëm në Gjermani dhe në Kosovë dhe garon me plane konkrete për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve mes mërgatës dhe Kosovës.