Neziri bashkë me shokët i bëjnë thirrje diasporës të regjistrohet për votim

Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Isak Neziri ka thënë se shqiptarët në Gjermani masivisht po regjistrohen për të votuar për ndryshimin e madh që do të ndodh me datë 9 shkurt.

Ai ka takuar miqtë e tij që i ka tash e 25 vite në Mynih, teksa në platformat e tij në rrjete sociale, Neziri ka publikuar edhe foto me të njëjtët.

“Bashkatdhetarë edhe ju mos harroni të regjistroheni deri më 26 dhjetor, sepse vetëm duke votuar bashkohemi në rrugën për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar kandidati i PDK-së për deputet.

Kjo nuk është hera e parë që Neziri ka bërë thirrje që diaspora të regjistrohet për votim të shqiptarëve në diasporë.

Pak ditë më parë ai ka publikuar njoftimin se regjistrimi mund të bëhet në ueb faqen e KQZ-së deri me datë 26 dhjetor.