Isak Neziri, kandidat i PDK-së për deputet, ka falënderuar qytetarët e Drenasit për mbështetjen e deritanishme.
Ai i ka ftuar qytetarët në shtabin e PDK-së në Drenas, për të bashkëbiseduar për planin e tij.
“Faleminderit për mbështetjen e deritanishme. Po vazhdoj të fitojë shumë miq në jetën time, që nuk e kisha menduar kurrë më parë. Që ta vazhdojmë edhe më tutje këtë komunikim direkt, iu ftoj në zyrat e shtabit në Drenas, që janë të hapura çdo ditë për të bashkëbiseduar për planin e PDK-së dhe timin si kandidat për deputet. Së shpejti, do ta ndajmë edhe orarin e përditshëm të takimeve”, ka shkruar Neziri.