Neziri i PDK: Drenasi është rreshtuar fuqishëm për një Kosovë që mundet ma mire

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri është mirëpritur në shtëpinë e Lulzim Qorrajt, në lagjen Qorraj në Drenas.

Ai është optimist se i gjtihë Drenasi është rreshtuar krah PDK-së.

“Pas tubimit madhështor në Prishtinë, vazhduam mbrëmë aktivitetet në lagjen Qorraj në Drenas ku na mirëpriti në konakun e tij Lulzim Qorraj. Faleminderit shumë Lulit që gjithmonë ka besuar në vizionin e vlerat e PDK-së, e bashkë me lagjen Bucolli e gjithë Drenasit janë rreshtuar fuqishëm për një Kosovë që mundet ma mire”, ka shkruar Neziri në Facebook.