Neziri: Kosova kurrë s’ka pasë më shumë nevojë për siguri, drejtësi e zhvillim ekonomik

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri së bashku me Idriz Vehapin e Mevludin Mazreku i kanë shkuar në konak veteranit të UÇK-së, Mentor Mazrekut.

Neziri ka thënë se Kosova kurrë s’ka pasë më shumë nevojë për siguri, drejtësi e zhvillim ekonomik.

“Me Xhevahir Gecin, Idriz Vehapin e Mevludin Mazreku  në odën e traditës dhe mikëpritjes së veteranit të UÇK-së dhe mikut tim, Mentor Mazrekut. Një familje e respektuar që i ka dhënë shumë luftës për liri. Kosova kurrë s’ka pas më shumë nevojë për siguri, drejtësi e ekonomi të zhvilluar. Bashkë po punojmë për një Kosovë që mundet ma mire”, ka shkruar Neziri në Facebook.