Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri është takuar me miqtë e tij teksa ka thënë se ata janë pasuri dhe familje e dytë.
Ai ka thënë se besimi ndaj tij dhe vizionit të Bedri Hamzës i bën edhe më të fortë.
“Miqtë e mirë janë pasuri dhe familje e dytë. Falënderoj nga zemra shokët që kam në krah në çdo rrugëtim”, ka shkruar Neziri.
“Besimi juaj ndaj meje dhe vizionit të Bedri Hamzës dhe PDK-së, na bën edhe më të fortë. Bashkë e bëjmë një Kosovë më të mirë”, ka shkruar ai.