Neziri në Klinë: Misioni për një Kosovë me kryeministër Bedri Hamzën rrugëton fuqishëm deri me 9 shkurt

Isak Neziri, kandidat për deputet nga PDK-ja ka marrë pjesë në një takim me qytetarë në Klinë, së bashku me ish-kryetarin e kësaj komune, Sokol Bashotën.

Neziri ka thënë se misioni për një Kosovë me kryeministër Bedri Hamzën rrugëton fuqishëm deri më 9 shkurt.

“Në një ndenjë private në Klinë, bashkë me Sokol Bashotën e kandidatë të tjerë kaluam një mbrëmje me shumë diskutime e plane për një Kosovë që mundet ma mirë. Ky takim si të gjithë të tjerët me plot energji, rikonfirmon se misioni jonë për një Kosovë me kryeministër Bedri Hamzën vazhdon të rrugëtojë fuqishëm deri me 9 shkurt”, ka shkruar Neziri.