Neziri në Kroaci: Bashkatdhetarët e kanë ndarë mendjen për PDK-në

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri bashkë me bashkëpartiakët Elmi Reçica dhe Eliza Hoxha janë takuar në Kroaci me bashkatdhetarët tanë atje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Neziri përmes një shkrimi në rrjete sociale, duke thënë se bashkëatdhetarët tanë e kanë ndarë mendjen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Vazhduam me takime në Kroaci ku bashkatdhetarët tanë e kanë ndarë mendjen për zgjedhjet e 9 shkurtit. Me z. prezantuam vizionin e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza për një Kosovë që mundet ma mirë. Ekonomia, forcimi i lidhjeve të bizneseve kosovare me ato në diasporë, dhe kthimi i potencialit ekonomik e intelektual në vendin tonë, është rruga përpara. Faleminderit dhe vazhdoni të regjistrohuni për votim jashtë Kosovës deri me 26 dhjetor”, ka shkruar Neziri.