Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka komentuar tubimin e madh të partisë në Skenderaj.
Ai ka thënë se Drenica e ka konfirmuar sonte fitoren e madhe të 9 shkurtit.
“Njëjtë do të festojmë edhe ditën e zgjedhjeve, e në pranverë kthimin e Çlirimtarëve – brengën më të madhe të gjithë Drenicës e Kosovës”, ka thënë Neziri.