Neziri: Njohja nga Amazon, krijon klimë më të favorshme investive

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka komentuar njohjen e Kosovës nga gjiganti amerikan “Amazon”.

Ai ka thënë se është lajm i jashtëzakonshëm njohja nga gjiganti i shitjeve.

“E nisim këtë fillimvit me lajmin e jashtëzakonshëm të njohjes së Kosovës nga gjigandi botëror i blerjeve online AMAZON. Si afarist e njoh vlerën e kësaj arritje për qytetarët, për bizneset në vendosjen e produkteve kosovare dhe krijimin e një klime më të favorshme investive”, ka thënë Neziri.

“Digjitalizimi është e tashmja dhe e ardhmja. Të vashdojmë me lajme të mira për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar ai.