Kandidati për deputet i PDK-së, Isak Neziri pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë ka shkruar se me bashkë me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamzën janë të mobilizuar për fitore.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një publikimi në platformat e tij në rrjete sociale, duke kërkuar edhe drejtësi dhe paanshmëri në procesin gjyqësor në Hagë.
“Drejtësi dhe paanshmëri në procesin gjyqësor në Hagë, hetim ndaj kriminelëve që sulman infrastrukturën kritike në veri, ruajtje e sovranitetit dhe bashkëpunim me aleatët tanë, përparim në zhvillim ekonomik, diplomaci, shëndetësi e arsim. PDK e mobilizuar për fitore sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Neziri.