Neziri për ish-presidentin Thaçi: Është figurë e pakontestueshme, e padrejtë ajo që u tha për të

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka folur për një deklaratë që analisti i afërt me pushtetin, Sadri Ramabaja e ka bërë për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar si “figurë antipatike” dhe “fatkeqësinë më të madhe në 50 vitet e fundit”.

Neziri ka thënë se ish-presidenti Thaçi është figurë e pakontestueshme dhe se është e padrejtë ajo çka është deklaruar për të.

“Ajo që ata përballen atje është e padrejtë, këtë e dimë të gjithë. Mirëpo prioritet për mu personalisht e për Partinë Demokratike është presidenti Thaçi, për Kosovën dhe tani vinë zgjedhjet. Nëse mendojmë vetëm për zgjedhje, kjo është e padrejtë. Presidenti Thaçi është i pakontestueshëm dhe nuk guxon të ndodhë ndryshe. Nuk kisha pasë dëshirë as ta them emrin e tij, është e padrejtë çka është deklaru aty”, ka thënë Neziri në Kanal 10.