Neziri takohet me bashkatdhetar në Mynih: Diskutuam për forcimin e lidhjeve si komunitet

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka takuar miqtë e tij bashkatdhetar në Mynih.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale, ku ka thënë se me të njëjtët kanë diskutuar për ide të ndryshme dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve si komunitet.

“Pata kënaqësinë të takohem me miqtë e mi bashkatdhetarë dhe afaristët shqiptarë të suksesshëm në Mynih. Një takim i frytshëm ku ndamë ide dhe diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve tona si komunitet. Diaspora po angazhohet për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar Neziri.