Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri është takuar me Driton Ajazin me të cilin ka pirë kafe të mërkurën në mëngjes.
Neziri ka thënë se Ajazi, ish-kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e fundit komunale, ka vendosur ta mbështesë PDK-në.
“Një expresso me Driton Ajazin, një zë i respektuar qytetar e politik që ka vendosur ta mbështesë vizionin e PDK-së për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar Neziri.