Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka vazhduar vizitat nëpër biznese të Kosovës, si pjesë e zotimit të tij për të qenë afër tyre dhe për të ju ndihmuar drejt zgjerimit në eksport.
Neziri në platformat e tij në rrjete sociale ka thënë se është takuar me pronarët Tasholli të kompanisë Union CO.
“Kam nisur ditën me vizita në bizneset kosovare. Në takimin me pronarët Tasholli të kompanisë Union CO u njoha nga afër me sfidat por edhe punën e palodhshme të tyre për të zgjeruar dhe rritur kapacitetet e prodhimit. Jam i vendosur të krijoj ura të reja mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, duke hapur dyer të reja për bashkëpunim dhe sukses ndërkombëtar. Bizneset tona kanë çfarë t’i ofrojnë botës, le ta dëshmojmë se Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar ai.