Neziri takohet me strukturat e PDK-së në Pejë, prezanton planin për afrimin e bizneseve me diasporën

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri është takuar të martën me strukturat e PDK-së në Pejë, të cilën e ka quajtur bazë të vërtetë të krejt fitoreve politike.

Ai ka thënë se gjatë takimit ka diskutuar programin ekonomik të kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës.

“Gjatë takimit, ndamë vizionin për një Kosovë që mundet ma mirë, duke diskutuar programin ekonomik të kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamzës dhe planin tim për afrim të bizneseve kosovare me diasporën. Po ashtu, theksova rëndësinë e rritjes së eksporteve dhe përkrahjes së prodhuesve tanë në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë Neziri.

“Faleminderit nga zemra për mikpritjen, mbështetjen dhe bashkëbisedimin e sinqertë”, ka thënë ai.