Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Isak Neziri ka takuar Deli Balidemaj, CSU në Parlamentin e Bavarisë së Epërme dhe këshilltar në Këshillin Bashkiak të Mynihut.
Këtë njoftim Neziri e ka publikuar në platformat e tij sociale, bashkë me një foto me Balidemaj.
Ai ka thënë se arritjet e deputetit kosovar në Gjermani po vazhdojnë të na bëjnë krenar, duke shtuar se me të njëjtin po ndajnë përvoja për një Kosovë që mundet ma mirë.
“Arritjet dhe angazhimi i tij në politikë na bëjnë krenar të gjithë shqiptarëve në Gjermani, e jo vetëm. Gjithmonë ka diçka për të mësuar nga përvoja e tij e pasur dhe e suksesshme, derisa, ndajmë eksperienca e këshilla për një Kosovë që mundet ma mirë”, ka shkruar Neziri.