Neziri: Veteranët kanë 99 arsye për ta votuar PDK-në

Isak Neziri, kandidat i PDK-së për deputet ka zhvilluar një takim me veteranë të luftës së UÇK-së në Fushë Kosovë.

“Takime frymëzuese në Fushë Kosovë me ata që e njohin peshën e sakrificës dhe besojnë në të ardhmen e ndritur të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se veteranët kanë 99 arsye për ta votuar PDK-në.

“Fushë Kosova sot tregoi se bashkimi rreth vlerave kombëtare është forca jonë më e madhe! Veteranët kanë 99 arsye për të votuar PDK-në dhe numrin 99 në listë”, ka shkruar ai në Facebook.