Neziri viziton shtëpinë ku ishte hapur ambulanca e parë ushatarake e UÇK-së

Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka vizituar në këtë mëngjes shtëpinë ku ishte hapur ambulanca e parë ushatarake e UÇK-së, në Ticë të Skenderajt.

Neziri nga aty ka shprehur respekt për mjekët që shëruan plagët e ushtarëve dhe civilëve, gjatë luftës së fundit.

“Mirëmëngjesi nga Tica e Skenderajit, dhe shtëpia ku u hap ambulanca e parë ushatarake e U Ç K-së. Respekt e mirënjohje për të gjithë mjekët që shëruan plagët e ushtarëve të lirisë dhe civilëve gjatë luftës 🙏”, ka shkruar Neziri në Facebook.