Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri të shtunën ka vizituar Sllatinën në Fushë-Kosovë.
Ai ka thënë se zëri i qytetarëve për ndryshim po dëgjohet në të gjithë Kosovën dhe se pas 9 shkurtit do të vijë qeveria e veprave dhe jo fjalëve.
“Sonte përjetova mikëpritjen e ngrohtësinë e shumë familjeve, përkrahësve e personaliteteve të çmuara. Në zemër të Fushë Kosovës në Sllatinë ndjeva energjinë e jashtëzakonshme dhe frymëzimin për të vazhduar edhe më fuqishëm”, ka shkruar Neziri.
“Zëri i qytetarëve për ndryshim po dëgjohet në gjithë Kosovën. Ky është vetëm fillimi, e pas 9 shkurtit do t’i sjellim qeverinë e veprave dhe jo fjalëve”, ka shkruar ai.