Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një tubim të veçantë me bashkatdhetarët në Slloveni, ku janë prezantuar programet dhe prioritetet për zgjedhjet e ardhshme. Në këtë tubim, kandidati për deputet Isak Neziri i cili garon në listat zgjedhore të PDK-së e që mban numrin 99, ka prezantuar vizionin e tij dhe planin përfaqësues, duke marrë mbështetje të fuqishme nga të pranishmit.
Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe koordinatori për mërgatën nga PDK, Elmi Reçica, i cili ka bërë thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë për bashkatdhetarët që të regjistrohen masivisht për të votuar. Ai theksoi rëndësinë e kontributit të mërgatës në proceset demokratike dhe në fuqizimin e përfaqësimit politik të Kosovës.