Shefqet Gashi një atdhetar e patriot i rrallë ka folur fjalë të mëdha për kandidatin për deputet nga PDK-ja, Isak Neziri, duke kërkuar që të njejtit ti besohet vota.
Gashi që ka shumë vite që jeton në Gjermani, e ka qenë tri herë i burgosur politik ka thënë se janë të rrallë njerëzit si Neziri që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për Kosovën.
Këtë rrëfim të Gashit e ka publikuar Neziri në platformat e tij, duke shkruar se fjalët e tij e nderuan dhe emocionuan shumë.
“Baca Shefqet Gashi është një atdhetar e partriot i rrallë që dhuna e Serbisë e detyroi të emigrojë në Gjermani. Si i burgosur politik e bashkëpunëtor i Ukshin Hotit, ai ka arritur të ruaj atdhedashurinë e të punoj fort për Kosovën gjatë tërë jetës. Fjalët e tij nga zemra më emocionuan dhe më nderuan”, ka shkruar Neziri.