Për vite me radhë ka shërbyer si urë lidhëse për qindra studentë shqiptar nga të gjitha trojet për punë sezonale në Gjermani.
E për këtë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka pranuar lavde të jashtëzakonshme nga studentët.
Derisa e ka publikuar linkun e intervistës së njërës nga studentet në rrjete sociale, Neziri ka shkruar se do të vazhdojë të mbështes të rinjtë kosovar për studime e punësim.
“U jam shumë mirënjohës studentëve për fjalët dhe falendërimin. Do të vazhdojë të mbështesë çdo të ri kosovar që ka ambicie e dëshira për studime e punësim. E detyrë e kemi të kthehemi në Kosovë për të kontribuar”, ka shkruar Neziri.